Maqedonia
Shqipëria ratifikon protokollin për pranimin e Maqedonisë në NATO
Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjatë seancës për ratifikimin e protokollit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Ai në emër të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë ka falënderuar deputetët shqiptarë.
“Jam dëshmitar i miqësisë së vërtetë. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë, por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kulturor. Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përkushtim”, tha Xhaferi.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë Ndërsa votojmë pas dy muajsh për iniciativën e UDC-së për neutralitet, ambasada ruse në Bernë kritikon... -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale -
Temperaturat deri në 40 gradë Celsius kërcënojnë Zvicrën -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Bëhen 10 vjet nga fluturimi historik i avionit diellor zviceran rreth botës














