Turizëm
Shqipëria, një destinacion për të mos u humbur këtë verë
Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social një shkrim që një media suedeze i kushton Shqipërisë, duke thënë se është vend për të mos u humbur gjatë kësaj vere
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një tjetër vlerësim që ka marrë Shqipëria. Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social një shkrim që një media suedeze i kushton Shqipërisë, duke thënë se është vend për të mos u humbur gjatë kësaj vere. “Mirëmëngjesi, dhe me këtë tjetër vlerësim të Shqipërisë si një destinacion turistik për të mos u humbur gjatë kësaj vere, botuar në median suedeze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, përcjell albinfo.ch.
Shkrimi në median suedeze:
A keni plane për të vizituar Shqipërinë? Është një destinacion interesant që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit, shkruan faqja e njohur turistike sweedishnomad.com. Ne mund t’ju ofrojmë këshilla të vlefshme në lidhje me hotelet, shëtitjet, pikat turistike, ushqimin, fluturimet e shumë më tepër se kaq! Ky shkrim do të përditësohet dhe qëllimin ynë është t’ju ofrojmë një guidë udhëtimi për Shqipërinë. Destinacionet kryesore turistike në Shqipëri, SARANDA. Ky është një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri dhe gjithashtu një nga destinacionet më të zhvilluara turistike. Afërsia me Ksamilin, Butrintin dhe Syrin e Kaltër si dhe me pjesën veriore të rivierës shqiptare, e bëjnë ideale si pikë nisjeje. Përgjatë detit do të gjeni një bulevard të mrekullueshëm, afër plazhit me bare dhe restorante. Ka edhe dyqane dhe plazhe, por arsyeja kryesore për të ardhur këtu është ndoshta shumëllojshmëria e hoteleve.
DHËRMIU DHE HIMARA
Midis Durrësit dhe Sarandës gjenden dy vende të mrekullueshme me plazhe fantastike. Afër plazhit të Dhërmiut do të gjeni plazhin e famshëm të Gjipesë, për të cilin thuhet se është një nga plazhet më të mira në Shqipëri!
TIRANA
Nëse dëshiron të kombinosh pushimet me një qytet më të madh, mund t’ju duket me interes të vizitoni kryeqytetin. Këtu ka jetë nate plot gjallëri dhe do të ndesheni me një eksperiencë krejt tjetër nga jugu i vendit. Nëse jeni duke vizituar pjesën veriore, do ishte mirë të fluturonit direkt për në Tiranë.
KSAMILI
Ksamili është një nga destinacionet turistike më popullore dhe gjendet rreth 30 minuta larg qytetit të Sarandës. Këtu ju presin disa nga plazhet më të mira të Evropës, me ujë të kristaltë ngjyrë smeraldi dhe rërë të bardhë. Ka disa gjire të vegjël, ku mund të bëni plazh. Ky destinacion popullohet shumë në korrik dhe gusht. Nuk duhet të lini pa vizituar katër ishujt, ku mund të zhyteni me tub ajrimi, të bëni banjë dielli dhe të shijoni ujin e kristaltë.
DURRËSI
Një tjetër destinacion popullor në Shqipëri, i cili shtrihet më në veri përgjatë rivierës shqiptare. Nëse doni diell dhe det, ky është një vend fantastik ku mund të shkosh. Është shumë afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
ALPET SHQIPTARE
Nëse ju pëlqen të shkoni për hiking dhe të akomodoheni pranë familjeve vendëse, Alpet Shqiptare rekomandohen nga shumë turistë, veçanërisht Thethi si pikënisje. Një fshat malor tepër komod, ku mund të shijosh kulturën dhe natyrën shqiptare.
PLAZHET POPULLORE NË SHQIPËRI
Ka shumë plazhe të vogla dhe të futura në Shqipëri që nuk duhen lënë pa vizituar, por për ta pasur më të lehtë, unë kam listuar disa nga plazhet më popullore, si për fillim. Ndërkohë, aktivitetet më të zakonshme për turistët janë shëtitjet, alpinizmi, kajaku, çiklizmi, raftingu, lundrimi, zhytjet me tub, hedhjet me parashutë apo skitë.
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











