Kosova
Shqipëria prezantohet si destinacion autentik në ITB Berlin 2026
Durrësi në fokus si qytet i detit, historisë dhe mikpritjes
Potenciali turistik i Shqipërisë u prezantua në ITB Berlin 2026, ku vendi u pozicionua si një destinacion autentik mesdhetar me oferta të larmishme dhe përvoja unike, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri Edi Rama ndau një video promovuese të Durrësi, duke e paraqitur atë jo vetëm si qytet bregdetar, por si një qendër që ndërthur detin, historinë dhe zhvillimin modern. Durrësi mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, falë trashëgimisë së pasur kulturore me monumente si Torra Veneciane e Durrësit, Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit, Amfiteatri i Durrësit dhe Muzeu Arkeologjik i Durrësit.
Në këtë panair, Shqipëria u paraqit me një agjendë që ndërthur inovacionin, kulturën dhe bukuritë natyrore. Nga Alpet Shqiptare për turizëm malor e aventurë, te Riviera për pushime bregdetare, qytetet historike dhe fshatrat me ofertë gastronomike, vendi synon të forcojë pozicionimin si destinacion i turizmit të qëndrueshëm.
Për Shqipërinë, ITB Berlin 2026 përfaqëson më shumë se një panair promovimi, është një dritare strategjike drejt së ardhmes së turizmit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Pluhur nga Sahara mbulon sot qiellin e Zvicrës frankofone Një mjegull e lehtë me ngjyrë kafe pritet të përfshijë rajonet frëngjishtfolëse të Zvicrës, si pasojë... -
Ekspozimi ndaj ndotjes në Evropë lidhet me problemet e shëndetit mendor -
Rriten çmimet e karburanteve në Zvicër -
Nga pagat te kamerat e shpejtësisë: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane këtë të diel -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik













