Koronavirusi: çast pas çasti
Shqipëria regjistron 42 raste të reja me koronavirus
Në Shqipëri numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 311 raste të dyshuara, prej të cilëve 42 kanë rezultuar pozitivë. Kjo është dita me numrin më të lartë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, u shpreh se numri i pacientëve të shtruar në spital ka ardhur në rritje.
“Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi 9’ pacientë të dyshuar, të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana”, tha Dervishi.
Ajo bëri me dije se aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me COVID-19.
“Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. Tetë prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv”, tha Dervishi.
Zonja Dervishi shtoi se përkundër rasteve të reja që kanë ardhur në rritje në dy ditët e fundit, gjatë 24 orëve janë shëruar 20 pacientë, mes tyre mjekë dhe infermierë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 980.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, në të gjithë vendin sot numërohen 327 raste aktive, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër.
Që nga përhapja e pandemisë e deri sot, strukturat shëndetësore kanë kryer mbi 19 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë 1,341 raste, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













