Lajme
Shqipëria rrit masat e sigurisë
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto urdhëroi “Autoritetin Shtetëror për Sigurinë në Porte”, për testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit
Pas sulmeve terroriste në Bruksel, Qeveria e Shqipërisë ka urdhëruar rritjen e masave të sigurisë në të gjitha hyrje daljet e vendit. Prania e shtuar e policisë dhe kontrollet me qenë -antieksploziv janë parë në aeroportin e Rinsit, ndërsa kontrolle shtesë ka edhe në portet detare shqiptare.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se ka qenë ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto që ka urdhëruar teste sigurie në portet e Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit. Në kuadër të masave shtesë parashikohet rritja e kontrolleve për hyrje-daljet e individëve që zgjedhin rrugët detare për të udhëtuar dhe automjeteve të tyre, raporton TCH.
Ditën e sulmeve në kryeqytetin belg, Policia e Shtetit vendosi rritjen e masave të sigurisë në aeroportin e Rinasit dhe ngritjen e nivelit të rrezikut në ngjyrën portokalli.
Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto urdhëroi autoritetin Shtetëror për Sigurinë në Porte, për testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit, për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje që cenojnë sigurinë. Ndër masat që kanë filluar të aplikohen, janë shtimi i kontrolleve të hyrje daljeve të individëve të ndryshëm, kontrolle të imtësishme të mjeteve dhe të pasagjerëve.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










