Kultura
Shqipëria sërish pjesë e panairit të librit në Lajpcig
Nën moton “Lajpcigu lexon” ka hapur dyert Panairi i Librit në këtë qytet gjerman ku Kosova prezantohet për herë të parë si shtet, ndërsa Shqipëria kërkon të zgjerojë më shumë kufijtë letrarë drejt perëndimit.
Në bashkëpunim me rrjetin gjerman të përkthimit “Traduki”, autorët shqiptarë ka vite që jo vetëm prezantojnë veprat e tyre, shkëmbejnë e krijojnë kontakte të reja, por ata marrin pjesë edhe në debatin kulturor ballkanik në podiumet e organizuara posaçërisht për këtë në stendën e “Tradukit”, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka sjellë dy autorë të rinj, Saimir Muzhakën dhe Lisandri Kolën që të ishin pjesë e diskutimit në Lajpcig. Fokusi këtë vit ishte drejtuar tek autorët e nderuar me çmime. Panairi i Lajpcigut njihet si një pikëtakim i rëndësishëm i autorëve me lexuesit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













