Sport
Shqipëria shkroi historinë ndaj Greqisë
Vashat kuqezi shpërthyen nga gëzimi, kurse ato greke qanin pas kësaj humbjeje. Ky po vlerësohet sukses historik për Kombëtaren shqiptare te femrat
Fitorja e Shqipërisë ndaj Greqisë 2:1 në konkurrencën e femrave po vlerësohet si sukses historik, raporton albinfo.ch.
Vashat kuqezi triumfuan 2:1 në minutat shtesë dhe me këtë fitore siguruan kualifikimin në fazën tjetër, derisa Greqia u eliminua. Doçi shënoi në minutën e 16-të për Shqipërinë, derisa goli i fitores erdhi nga Fortuna Velaj në minutën e 90-të.
Vashat kuqezi shpërthyen nga gëzimi, kurse ato greke qanin pas kësaj humbjeje. Ky po vlerësohet sukses historik për Kombëtaren shqiptare te femrat.
Futbollistja Velaj ishte shumë e lumtur për golin, fitoren dhe kualifikimin. “Momenti kur humba penalltinë mendova se prapë do të kemi shanse të tjerë dhe ishte e rëndësishme të mos demoralizoheshim. I patëm shumë shanse dhe shënova. Te goli thjesht iu luta Zotit që të mos ishte pozicion jashtë loje”, ka thënë ajo pas ndeshjes.
Ndërkohë, në këtë grup ishte edhe Kosova që u mposhtë nga Malta 3:1. Për vashat kosovare kjo ishte humbja e tretë në tri takimet e zhvilluara.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












