Shqipëria përtej bregdetit

Shqipëria, top destinacion për turizmin e aventurës

Ndonëse është ndër vendet e fundit që kanë kapur trendin, në vitin 2016, Shqipëria ishte një ndër 5 top destinacionet e turizmit të aventurës, sipas organizatës botërore të këtij lloji të turizmit ATTA

Është trend botëror i gjeneratës së mijëvjeçarit të quajtur si “Millenials” që të blejnë përvoja e jo sende me të ardhurat e tyre. Kjo dhe rritja e madhe e industrisë së udhëtimeve ka shkaktuar një „boom“ në turizmin e aventurës.

 

Shqipëria, si vend i fundit i Ballkanit ka rrëmbyer këtë shans dhe tani, ndoshta ka edhe ofertat më të mira të turizmit të aventurës në Ballkan. Në vitin 2016, Shqipëria ka qenë një nga 5 top destinacionet e turizmit të aventurës sipas organizatës botërore të këtij lloji të turizmit ATTA – Adventure Trade Turism Association. Ky vlerësim është bërë nga anketimi i më shumë se 50 agjencive prestigjioze botërore. Në atë kohë Shqipëria ishte risi, por tani është konkurrente serioze, për të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë aventura.

Veriu i Shqipërisë ofron ecjen në bjeshkë, ngjitjen në shkëmbinj dhe mikpritjen e vet karakteristike. Me shtegun “Peaks of the Balkans” veriu i Shqipërisë është lidhur me Malin e Zi dhe Kosovën, duke e bërë këtë aventurë natyrore një udhëtim në histori, në tri shtete.

Kanionet e mrekullueshme shqiptare

 

 

Menjëherë nën veriun e Shqipërisë, Shkodra dhe Tirana ofrojnë shërbimet me biçikleta. Ndërsaa më tej në Shqipërinë Qëndrore dhe jugore, kanionet e lumit Vjosa Osum ofrojnë një përvojë unike të rafting.

Vjosa është bërë një simbol evropian i lumit më të gjatë të kontinentit, që rrjedh i lirë, në gjendje natyrale dhe i paprekur nga digat. Lumi me pjesë të rrëmbyeshme ofron rafting gjatë tërë vitit. Osumi edhe pse ka punë vetëm sezonale, është një kanion i mahnitshëm, dhe po ashtu gjatë udhëtimit nëpër të, do të kaloni përmes disa ujëvarave magjepsëse.

Në jug të Shqipërisë dominon turizmi i kulturës dhe ai i detit, plazhit dhe diellit, por aventura as nuk fillon e as nuk përfundon këtu. Plazhet si ai Gjipe-së ofrojnë shkëmbinj spektakolarë për ngjitje, ndërsa operatorë të ndryshëm ofrojnë zhytje dhe kajake në det, për të gjithë të interesuarit.

Shqipëria, interesante edhe për zhytësit

Sa i përket zhytjes, Shqipëria si atraksion special ka anijen italiane nga Lufta e Dytë Botërore, e cila është fundosur afër brigjeve të saj. Kjo anije është shumë e përshtatshme për eksplorim, sidomos për ata që janë fillestarë në zhytje, pasi bordi shihet në 10 mera thellësi dhe pastaj anija vazhdon deri në 20 metra thellësi. Shumë vende të tjera ofrojnë natyrë deti si dhe mjete arkeologjike të fundosura shekuj më parë.

 

Gjithashtu në këto dete është gjetur edhe një nëndetëse nga Lufta e Parë Botërore. Nëndetësja italiane është goditur nga një torpedo e një anije austrohungareze.

Më tej, në sezonin kur veriu është i mbuluar nga bora dhe mund të jetë destinacion për ski, jugu është shumë i përshtatshëm për ecje malore, me pamje nga deti. Ecja anës detit është futur në mes të 20 aventurave më të mira në Evropë nga gazeta “The Guardian”.

Me një gjeografi diverse, njerëz të apasionuar, agjenci turizmi të drejtuara nga njerëz me pervojë evropiane nga diaspora e madhe e vendit ballkanik, Shqipëria është një ndër vendet më komplekse sa i përket ofertës për një turizëm të mirëfilltë të aventurës.

Jugu e plotëson veriun dhe anasjelltas

Në sezonin kur veriu është i mbuluar nga bora dhe mund të jetë destinacion për ski, jugu është shumë i përshtatshëm për ecje malore, me pamje nga deti. Ecja anës detit është futur në mes të 20 aventurave më të mira në Evropë nga gazeta “The Guardian”.  

 (Fotot: Arben Llapashtica)


 Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit