Turizëm
Shqipëria turistike promovohet në Ukrainë
Promovimi i turizmit, të trashëgimisë dhe i vlerave kombëtare është zhvendosur në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit UITT Kiev, Ukrainë, i cili është panairi kryesor i turizmit në rajonin ku zhvillohet.
Në këtë panair marrin pjesë 366 kompani nga 24 vende të botës. Bregdeti ynë, Alpet, kultura dhe kulinaria, do të jenë të prekshme për vizitorët nga datat 27-29 mars 2019.
Agjencia Kombëtare e Turizmit së bashku me tre operatorë turistikë nga Shqipëria kanë parashikuar takime të shumta me partnerë dhe medie ndërkombëtare. I pranishëm në stendën e Shqipërisë ishte dhe sekretari i përgjithshëm Adrian Kamenica, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa e turistëve ukrainas është në rritje të vazhdueshme, falë edhe politikës së heqjes së vizave me këtë vend. Gjatë vitit 2018 e vizituan vendin tonë më shumë se 25000 shtetas nga Ukraina.
Këtë vit parashikohet që turizmi ukrainas të ketë një fluks të shtuar fluturimesh me 6 çarterë dhe rreth 1200 turistë në javë.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?














