Shqipëri
Shqipëria, “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025
Mediet e huaja të njohura në fushën e turizmit dhe udhëtimeve i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë Shqipërisë, që u nderua pak ditë më parë zyrtarisht me titullin “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025, që është panairi më i madh në botë për turizmin.
Referuar bukurive të mëdha natyrore, tashmë mediet e huaja të njohura në fushën e turizmit dhe udhëtimeve i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë Shqipërisë, që u nderua pak ditë më parë zyrtarisht me titullin “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025, që është panairi më i madh në botë për turizmin, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi foto nga shkrimet e këtyre medieve, teksa shkroi se “mediet e njohura të turizmit dhe udhëtimeve kanë qenë tërë sy e vesh nga Shqipëria duke i shtuar jehonën titullit që sapo morëm në Berlin si “Vendi i Nderit 2025”, për të theksuar rritjen turistike dhe modelin unik të mikpritjes shqiptare”.
Kumbaro e cilësoi jehonën e shtypit të huaj për vendin tonë, pjesë të promovimit të Shqipërisë turistike.
“Nis kështu promovimi 1-vjeçar i rrugëtimit tonë me panairin më të madh në botë të turizmit ITB Berlin”, tha ajo.
Në edicionin e këtij viti Shqipëria mori pjesë me një koncept të ri të promovimi, me një ekip prej 26 turoperatorësh dhe 7 bashkish turistike që prezantuan në mënyrë gjithëpërfshirëse nën sloganin “Albania All Senses” potencialet, atraksionet dhe tregun shqiptar të turizmit.
Gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin, ministrja Kumbaro dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, firmosën marrëveshjen e organizimit të mbledhjes së 70-të të Komisionit për Europën të UNWTO në Tiranë, në datat 7-9 prill.
UNWTO e renditi Shqipërinë të parën në Europë për rikuperimin e flukseve turistike gjatë vitit 2023, ndërsa gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 vendi ynë u vizitua nga 1 milion vizitorë të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit./atsh
E-Diaspora
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19 Mesfushori shqiptar i Aaraut, Dorian Derbaci ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Përfaqësueses...
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
-
Latifi takon Kryetarin e Këshillit Nacional zviceran
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda”
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë në Zvicër Punonjësit shëndetësorë në Zvicër në vazhdimësi janë të rrezikuar nga shumë pacientë dhe të afërm të...
-
Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër rekomandon vaksinimin kundër gripit dhe COVID-it
-
Çdo vit në Zvicër vdesin mesatarisht 185 persona duke bërë sport
-
Ka vjedhur cigare me vlerë prej 158,000 frangash: 3 vjet burg për kosovarin
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19