Sport
Shqipëria Zürich mundi Serbia Zürich 3:0
Futbollistët kuqezi kanë dominuar nga minuta e parë deri në fund dhe me plotë meritë triumfuan me rezultat të pastër Albania Zurich ka shënuar fitore të madhe ndaj Srbija Zurich me rezultat të pastër 3:0, në takimin e zhvilluar të dielën, shkruan albinfo.ch.
Skuadra shqiptare ka dominuar tërë ndeshjen dhe në fund arriti të fitojë me meritë, duke i gëzuar edhe një numër të konsiderueshëm të tifozëve shqiptarë që kishin ardhur për këtë ndeshje. Golat për skuadrën shqiptare i kanë shënuar Rijad Jashari, Azem Shahini dhe Emir Elmazi.
Albania Zurich garon në Ligën e katërt të regjionit të Cyrihut. Takimi ndaj Srbija Zurich ka qenë i vlefshëm për xhiron e 15-të, derisa skuadra shqiptare momentalisht është në vendin e pestë. Presidenti i klubit të Albania Zurich, Sokol Dauti ishte shumë i kënaqur me fitoren.
“Sigurisht se ka qenë ndeshje e veçantë dhe fitore e veçantë. Për ndeshjen e sotme jam shumë i kënaqur, që e tregon dhe vet rezultati. Një mirënjohje e veçantë shkon padyshim dhe për tifozët e shumtë që ishin në stadium, të cilët na mbështeten gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Dauti ekskluzivisht për albinfo.ch.
Ai ka shtuar se kanë një ekip të ri dhe synojnë që edicionin e ardhshëm të hynë në një ligë më lart.
“Ne e kemi një ekip të ri, do të thotë 80 % e lojtarëve janë të rinj. Jemi duke e konsoliduar ekipin, kështu që për vitin e ardhshëm po përgatitemi që të hymë në Ligën e Tretë”, theksoi Dauti.
E-Diaspora
-
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik Matoshi dhe Imeri shkëlqejnë në sezonin sensacional, ndërsa Milaim Rama flet për suksesin e klubit dhe... -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së
Jeta në Zvicër
-
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik Matoshi dhe Imeri shkëlqejnë në sezonin sensacional, ndërsa Milaim Rama flet për suksesin e klubit dhe... -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë













