E-Diaspora

Shqiponja dykrenare shkak i dorëheqjes së sekretarit zviceran

Tronditje në Federatën futbollistike zvicerane SFV! Sekretari i përgjithshëm i SFV-së Alex Miescher, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Ish piloti ushtarak Alex Miescher (50), nga kryetari qendror i SFV-së Peter Gilliéron, të premten ka kërkuar që ta lirojë nga posti i deritanishëm. Miescher ishte bërë objekt debati pas aferës me deklaratat e tij lidhur me festimin e lojtarëve shqiptarë me shqiponjën dykrenare në Kupën e Botës.

Ai kishte marrë kritika nga një shumicë e madhe, por edhe nga lojtarët e Përfaqësueses zvicerane, si psh Granit Xhaka. Zyrtarisht, federata ia kishte përforcuar shpinën atij. Deklaratat e tij nuk janë vlerësuar kudo, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.

Për dorëheqjen e tij, ai ka deklaruar: “Për nëntë vjet kam pasur privilegjin të përjetoj dhe të ndihmoj për të formuar të gjitha aspektet interesante të futbollit, nga futbolli i fëmijëve në sportin elitar. Me Kampionatin Botëror të femrave dhe Kampionatin Europian, si dhe tre Kampionate Botërore, në Afrikën e Jugut, Brazil dhe më në fund në Rusi”.

Katër javët e fundit të keqkuptimeve dhe gabimeve në komunikim do ta errësonin retrospektivën e tij, pohon Miescher, por ai shkon “me ndjenjën e mirënjohjes ndaj tij”.

Gilliéron e ka pranuar me keqardhje të madhe këtë veprim, por e kupton atë. Dhe si do të vazhdojë tani? “Zëvendësi i Miescher, Robert Breiter do të marrë përsipër postin”, ka theksuar 65-vjeçari. Gilliéron nuk ka cekur asgjë nëse pasardhësi definitiv i Miescher do të jetë Breiter apo do të kërkohet një sekretar i përgjithshëm i ri.

Në takimin e parë të jashtëzakonshëm të departamenteve të Ligës së futbollit zviceran, Ligës së parë dhe Ligës amatore, ngjarjet ishin përpunuar gjatë dhe pas Kupës Botërore. Gilliéron: “Në thelb, ky sesion ka të bëjë me gabimet e komunikimit.” Është dashur të ndërmerren kontrolle organizative, njofton më tej Albinfo.ch. Më tej, ai vazhdoi: “Nëüër komisione ne duam të bëjmë refleksione shtesë, veçanërisht kur kemi të bëjmë me masat e mundshme lidhur me fushat e përgjegjësisë”.

Masat e përpunuara pastaj do t’i dorëzohen bordit qendror në mbledhjen e tij të më 24 gusht. Gilliéron nuk zbulon më shumë. “Ne nuk mund të japim asnjë informatë në lidhje me debatet e vazhdueshme”. Por ai na siguron: “Analizat tona janë në lëvizje të plotë”.

Po, në lidhje me ekipin kombëtar? Gilliéron: “Trajneri kombëtar Vladimir Petkoviq më informoi personalisht për idetë e tij për Euro 2020 dhe bisedimet e tij të para me lojtarët. Supozoj sot se ai do të jetë në gjendje të raportojë më 24 gusht dhe cilat do të jenë kriteret për të dhe cilat synimet dhe qëllimet e tij në lidhje me EM 2020”.