Lajme
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV të Diasporës, i cili do të zhvillohet në Tiranë nga 13 deri më 15 prill 2026.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha theksoi se samiti do të mbledhë shqiptarë nga e gjithë bota, me qëllim të forcimit të lidhjeve me vendin dhe nxitjes së bashkëpunimit konkret mes diasporës dhe Shqipërisë.
Ky edicion mbahet me moton: “Përmes rrënjëve lartësohemi, të bashkuar forcohemi”, dhe përfshin tri ditë aktivitetesh, diskutimesh dhe shkëmbimi ideve, të fokusuar në kthimin e potencialit të diasporës në projekte dhe mundësi konkrete zhvillimi.
Ministri Hoxha vuri në dukje se samiti synon të shërbejë si një platformë lidhëse, që bashkon energjinë dhe përvojën e shqiptarëve jashtë vendit me zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë.
Agjenda e detajuar e Samitit IV të Diasporës është tashmë publike, dhe të gjithë të interesuarit mund të njohin programin dhe të regjistrohen për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin












