Kosova
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi
Në këtë proces, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, duhet të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku përmes parimit të reciprocitetit të trajtohen të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në procesin e dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë proces, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, duhet të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku përmes parimit të reciprocitetit të trajtohen të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike.
Mustafi thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës i janë nënshtruar një diskriminimi sistematik nga autoritetet serbe, shkruan KSP, përcjell Albinfo.ch.
“Ajo çfarë për ne është e rëndësishme, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të trajtohet çështja e Luginës së Preshevës. Këtë e ka bërë deri më tani dhe shpresojmë se hapat e tjerë në qasje sa programatike, po aq sistematike të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që nënkupton përfshirjen edhe çështjes politiko-juridike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Për ne është e rëndësishme reciprociteti. Përmes reciprocitetit nënkuptohet barazia dhe ajo nënkupton trajtimin e të drejtave të pakicave në mënyrë simetrike”, theksoi ai./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht Zonat e skive në Parmalet e Fribourg po tërheqin më shumë vizitorë zviceranë që flasin gjermanisht.... -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj












