E-Diaspora
Shqiptarët e suksesshëm në Amerikë
Ardita Dalipi u largua nga Kosova drejt Çikagos, për t’i shpëtuar luftës së viteve 90-të dhe tani drejton një klinikë të suksesshme dentare që numëron klientë të shumtë
Ëndrrën amerikane shqiptarët e kanë bërë realitet. Përtej oqeanit jetojnë mijëra bashkatdhetarë të cilët janë afirmuar në fusha nga më të ndryshmet, duke konkurruar denjësisht në tregun amerikan.
Një histori suksesi është ajo e Xheneto Harushës, kryetar i Komunitetit Shqiptar të Illinois dhe drejtues i kompanisë “Amazing Trucking&Logistics” e specializuar në transport rrugor, ajror dhe logjistikë.
Në takimin e zhvilluar me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, sipërmarrësi tha se kishte rreth 200 të punësuar nga 3 kontinente, përfshirë edhe shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
“Punojmë me dy prej hekurudhave më të mëdha të SHBA dhe tre shtëpitë më të mëdha prodhuese të automjeteve. Jemi të specializuar për JIT – Just in Time Logistic, që do të thotë, të arrish të kontrollosh inventarin e një fabrike brenda 15 minutave”, tha Harusha, i cili shtoi se vetëm 30 kompani në SHBA, Kanada dhe Meksikë e ofrojnë këtë shërbim. Sipërmarrësi informoi ministrin lidhur me synimin e tij për të depërtuar në tregun shqiptar, duke mundësuar vende të reja pune.
Ardita Dalipi u largua nga Kosova drejt Çikagos, për t’i shpëtuar luftës së viteve 90-të dhe tani drejton një klinikë të suksesshme dentare që numëron klientë të shumtë. Gjatë takimit me Majkon, znj. Dalipi foli për vështirësitë dhe sakrificat, të cilat siç tha, ishin shpërblyer në vitin 2011, me hapjen e klinikës, njofton ministria e Diasporës së Shqipërisë.
Një tjetër sipërmarrje e suksesshme shqiptare në Çikago është ajo e familjes Ramadani nga Maqedonia, “Cross Country Mortgage”, shoqëri rifinancimi e kredive hipotekare. Ekipi i ekspertëve shqiptarë, përmes një procesi të kujdesshëm vlerësimi dhe konsulence, ndihmon klientët të sigurojnë kredi bankare për shtëpi.
Vetëm vitin e kaluar, firma ka ndihmuar mbi 2000 familje. Ministri u takua gjithashtu edhe me Nicholas Vangel, shqiptar i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që ruan vlerat dhe kulturën e vendit të origjinës. Vangel drejton një kompani të suksesshme ndërtimi, ku janë të punësuar një grup shqiptarësh.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















