Lajme
Shqiptarët konsumojnë 2.5 herë më pak se europianët
Të dhënat më të fundit të Eurostat, që i referohen vitit 2018, tregojnë se, shqiptarët kanë jo vetëm normën më të ulët në Europë të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë por edhe normën më të ulët të konsumit për frymë.
Konsumi arrin në vetëm 39% të mesatares europiane, çka do të thotë se shqiptarët janë në gjendje të blejnë mallra konsumi 2.5 herë më pak se europianët.
Pavarësisht faktit që tregon një nivel mirëqenie që lë goxha për të dëshiruar, numrat tregojnë edhe se krahasuar me vitin paraardhës, ka progres. Të dhënat e 2017-ës flisnin për një normë konsumi për frymë sa 38% e një europiani mesatar.
Në krahasim me shtetet më të pasura ndërkohë, si Luksemburgu, konsumi i shqiptarëve është 3.4 herë më i vogël, shkruan scan, përcjell albinfo.ch.
Në krahasim me rajonin, ku në analizën e Eurostat mungon vetëm Kosova, ndjekësja më e afërt është Maqedonia e veriut, me një konsum aktual në 41% të mesatares europiane së bashku me Bosnjë e Hercegovinën.
Malazezët me një normë konsumi në 58% të mesatares europiane duket se janë ata me mirëqenien më të lartë në rajon, madje edhe mbi nivelin e bullgarëve. Edhe për PBB për frymë, shqiptarët janë të fundit në Europë e në rajon, me një normë sa 31% e mesatares europiane, thotë Eurostat në të dhënat më të fundit, nga 29% që ishte vitin paraardhës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike










