Lajme
Shqiptarët kryesojnë listën për azilkërkues në Irlandë
Nuk është vetëm Franca e shqetësuar nga rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë.
Vëmendjen te ky fenomen e ka tërhequr edhe kryeministri i Irlandës, Leo Vardkar, i cili deklaroi se qytetarët shqiptarë dhe ato gjeorgjianë janë shtysa kryesore në rritjen e kërkesave për azil, me të cilën po përballet vendi i tij.
Shefi i ekzekutivit irlandez u shpreh se emigrantët nga të dy këto vende udhëtojnë në shumë prej rasteve drejt Irlandës me dokumente të rreme.
Mediat vendase shkruajnë se qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian konkurrojnë bindshëm edhe me sirianët.
“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, u shpreh kryeministri, shkruan Kosovapress, përcjell albinfo.ch.
Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë në mënyrë të ligjshme, ndaj nuk do t’i tolerojmë ato ilegale, ka shtuar ai.
Sipas të dhënave të Eurostatit, 26% më shumë shqiptarë kërkuan azil për të parën herë në një nga vendet e BE-së gjatë 3 muajve të parë 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














