Feja
Shqiptarët myslimanë i dhurojnë qytetit gjerman shtatoren e Nenë Terezës
"Shqiptarët janë me shumicë myslimanë por po aq krenarë sa dhe të krishterët për bashkatdhetaren e tyre dhe për atë që ajo ka arritur"
Para tri vitesh, në nëntor të vitit 2011 shqiptarët me qëndrim në Sundern i dhuruan qytetit Sundern një shtatore bronzi me përmasa natyrore të Nënë Terezës, të lindur në Shqipëri. Me këtë dhuratë ata donin të falënderonin nga zemra Gjermaninë për pranimin e tre në këtë vend dhe sidomos qytetin Sundern.
Që atëherë, kjo grua me trup të vogël por e cila në jetën e saj të gjatë ka kryer kaq shumë punë të mëdha, qëndron në hyrjen anësore të kishës St.Johannes Kirche (Kisha e Shën Gjonit) dhe u buzëqesh njerëzve që hyjnë aty. Si e krishterë e shpallur “e lumturuar”, Nenë Tereza për të krishterët është sinonim i bamirësisë dhe shërbimit për më të varfrit .
Shqiptarët janë me shumicë myslimanë por po aq krenarë sa dhe të krishterët për bashkatdhetaren e tyre dhe për atë që ajo ka arritur, shkruan derwesten.de. Misionarja Nënë Tereza e kishte përshkruar veten kështu: “Për nga lindja jam shqiptare, për nga shtetësia indiane, përmes misionit tim i takoj gjithë botës, por zemra ime i takon Jezu Krishtit “. Por, me gjithë këto, ka ende njerëz që nuk e njohin gruan e vdekur në vitin 1997 dhe pyesin përse qëndron aty kjo shtatore e gruas që buzëqesh. Për këtë arsye të shtunën e kaluar, në kuadrin e një solemniteti të vogël para shtatores së bronztë u vendos një pllakë e vogël. Në të janë të shkruara fjalët e përmendura të Nënë Terezës dhe emri i dhuruesit. “Familja Fadil Bytyqi, Sundern, Republika e Kosovës dhe Shoqata e Shqiptarëve, Sundern “. Fadil Bytyqi me këtë rast theksoi edhe një herë rëndësinë e Nënë Terezës për atdheun e tij: “Ajo ka qenë një grua si asnjë tjetër. Ajo e ka bartur në botë frymën shqiptare!”
Kryebashkiaku Detlef Lins dhe prift Michael Schmitt falënderuan edhe një herë përzemërsisht për dhuratën. “Ajo erdhi në kohën kur në Gjermani po zhvillohej debati për NSU-në (lëvizje e ekstremit të djathtë). Sundern-i dërgoi një sinjal tjetër në botë, atë se integrimi po funksionon”.
Michael Schmitt i cilësoi pjesëtarët e familjes Bytyqi si miq, me të cilët ai ka vizituar edhe Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
Fatmire Musliu, konsulle e Republikës e Kosovës në Frankfurt kishte ardhur për të falënderuar qytetin e Sundernit dhe bashkatdhetarët e saj për bashkëpunimin.
“Ishte ndjenjë e mirë të të bënin strehë atëherë kur për ne, para 16 vitesh pati filluar kjo kohë e ligë”. Gjermania, sipas saj qe bërë atdhe i vërtetë. “Ju faleminderit për zemërgjerësinë”.
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut