Shqipëria
Shqiptarët, ndër popujt më të stresuar në botë
Përveçse një nga popullsitë më të varfra të Evropës, shqiptarët rezultojnë të jenë ndër popujt më të stresuar në botë.
Një sondazh i fundit i kryer nga Gallup ka dalë në përfundimin tronditës se shqiptarët janë populli i katërt më i stresuar në botë, duke u renditur më keq edhe sesa vendet afrikane apo ato të përfshira nga luftërat.
Sipas Gallup, në vitin 2018 më shumë se 55% e shqiptarëve janë ndjerë të stresuar, çka përbën nivelin më të lartë në çdo pikë gjatë dekadës së fundit, transmeton “TCH”.
Por, pse shqiptarët janë në stres?
“Papunësia, padrejtësia… Politika e mbrapshtë, vështirësia në strehim”, thonë qytetarët, përcjell albinfo.ch.
Sipas Gallup, populli më i stresuar i botës që prej vitit 2012 vazhdojnë të jenë grekët, ndërsa dy vendet e tjera të vetme më të stresuara se Shqipëria janë Filipinet dhe Tanzania. Përfundimet e sondazhit të Gallup konfirmojnë se shqiptarët nuk vuajnë vetëm gjendjen e vështirë ekonomike, por edhe atë shpirtërore.
Gallup nuk përcakton me detaje se cili është burimi i stresit të lartë tek shqiptarët, por në rang global dy faktorët kryesorë të stresit janë gjendja ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













