Shqipëria
Shqiptarët, në kërkim të rrugëve të reja ilegale për të hyrë në Britani
Shqiptarët janë duke kërkuar për rrugë alternative për të shkuar drejt Anglisë, pasi rruga për të kaluar Kanalin e La Manshit po bëhet çdo ditë e më e vështirë për ta.
“Daily Mail” shkruan se autoritetet britanike janë duke i vendosur emigrantët në një kamp në Kent, aty ku ditët e fundit nuk kanë munguar edhe përplasjet mes shqiptarëve dhe emigrantëve nga Eritreja.
Lajm i keq për ata që synojnë Anglinë, qeveria britanike dhe ajo franceze do të “mbyllin” La Manche.
Qeveria britanike bën me dije se Britania e Madhe dhe Franca kanë shprehur angazhimin për të rritur bashkëpunimin për të trajtuar së bashku çështjen e emigrimit të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit, përcjell Albinfo.ch.
Në telefonatën e parë që kur u zgjodh kryeministër Rishi Sunak bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe së bashku ranë dakord për t’u dhënë fund këtyre ‘udhëtimeve vdekjeprurëse”, gjatë së cilave qindra njerëz rrezikojnë jetën çdo ditë.
Rrëfim nga brenda shtëpive të barit
Në këtë situatë, Daily Mail shkruan se shqiptarët po tentojnë rrugë të reja dhe një prej tyre është bërë publike në rrjetet sociale. “Udhëtim me skaf për 40 minuta nga Belgjika në Angli. Kalim i sigurt dhe shmangie e kampit në Kent”, kanë shkruar trafikantët në TikTok. Gazetarët kanë kontaktuar trafikantët, të cilët i janë përgjigjur menjëherë: “Transporti kushton 11 mijë paundë dhe është 100% i sigurt”, i janë përgjigjur ata.
Po ashtu, trafikanti ka thënë se tashmë kjo rrugë është bërë aktive, duke shtuar se vetëm një ditë më herët një grup shqiptarësh kishin mbërritur në Angli në më pak se një orë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit










