Sport
Shqiptarët në Zvicër luftojnë për gara evropiane
Luzerni i Hekuran Kryeziut dhe Jahmir Hykës ngjitet në kuotën e 23 pikëve duke mbajtur vendin e katërt në klasifikim, një pozicion që siguron një vend në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm
Skuadra e Luzernit arkëtoi tri pikë të mëdha, duke mundur Luganon 2:1 dhe që ia shtojnë gjasat të ngjiten sa më lartë në renditje të Superligës zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Futbollistët shqiptarë, Hekuran Kryeziu dhe Jahmir Hyka, treguan lojë të mirë për Luzernin në fitoren e mundimshme, ndërsa Ezgjan Alioski luajti për Luganonn, por të pafat që të kthehen me pikë.
Përfaqësuesi i Kosovës, Kryeziu dhe ai i Shqipërisë, Hyka, iu gëzuan triumfit, për faktin se Luzerni përforcon edhe me tepër vendin e katërt me 23 pikë, kurse Lugano është në vend të tetë me 16 sosh.
Alioski, që është i dyti në listën e shënuesve me 9 gola, u zëvendësua në minutën e 94. Hyka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të.
Me këtë fitore, Luzerni ngjitet në kuotën e 23 pikëve duke mbajtur vendin e katërt në klasifikim, një pozicion që siguron një vend në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












