E-Diaspora
Shqiptarët nga Zvicra bëjnë me shtëpi familjen me 7 jetimë
Rijadi dhë bashkëshortja nuk u mjaftuan vetëm me 20 000 euro që dhuruan për shtëpinë. Ata do të paguajnë për 3 vjet me radhë, pension mujor për familjen e Pranverës
Pasiguria e Pranverës për pronësinë e shtëpisë së re ka lënë mbresa të thella te Elvis Naçi. Elvisi tregoi në studio se Pranvera nuk e kishte idenë se çfarë ndodhte në emission, sepse nuk kishin patur as televizor as celular për të kuptuar se cfarë ndodhte me familjet që ndihmoheshin nga shqiptarët.
Në studio teksa Elvisi tregonte, ishin të pranishëm Adnan Fazlliu dhe Rijad Bajrami, dy shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Adnani dhe Rijadi dhanë shuma parash për shtëpinë Pranverës me shtatë fëmijë dhe ndoqën nga studioja përjetimet e tyre kur hynë në shtëpinë e re.
Adnani tregoi se ndihma për familjet në nevojë është detyrë e çdo shqiptari . “Shqiptarët janë një trup dhe kur lëngon një gjymtyrë, lëngon gjithë trupi”, tha ai.
Ai tregoi se e kanë vizituar familjen e Pranverës në shtëpinë e re dhe tha se historia e tyre vërteton më së miri se “pas çdo dimri vjen pranvera”, shkruajnë mediat shqiptare.
Elvisi zbuloi se frymëzuese është bashkëshortja e Adnanit, e cila kërkoi me ngulm që të ndihmohet kjo familje me shtatë jetimë, përcjell albinfo.ch.
Edhe Rijadi është prekur shumë nga ky rast dhe kërkoi të kontribuojë. Si baba i 4 fëmijëve ai nuk kishte si të mos prekej nga kjo histori, që kishte në qendër 7 fëmijë jetimë. Rijadi dhë bashkëshortja nuk u mjaftuan vetëm me 20 000 euro që dhuruan për shtëpinë. Ata do të paguajnë për 3 vjet me radhë, pension mujor për familjen e Pranverës.
Elvisi tha se ishte këmbëngulja e tij që këta dy shqiptarë të vinin nga Zvicra për të ndarë gëzimin, sepse përqafimi i njerëzve mirënjohës ta bën zemrën mal.
Adnani dhe Rijadi treguan se emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka shikueshmëri të madhe edhe në Zvicër nga shqiptarët që jetojnë aty. Elvis Naçi iu dhuroi Adnanit dhe Rijadit një dhuratë simbolike mirënjohje për kontributin dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve











