E-Diaspora
Shqiptarëve t’u njihen vitet e punës në Itali
Mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, prej kohësh kanë shprehur kërkesën e tyre për njohjen e viteve të punës dhe kontributeve shoqërore për efekt pensioni. Dhe kjo gjë tashmë duket më afër se kurrë.
Së fundmi, senatori i Partisë Demokratike në Itali dhe anëtar i Komisionit të Punës, Tommaso Nannicini, i ka dërguar një amendament në Parlamentin italian për nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe midis dy vendeve për çështjet e sigurimeve shoqërore.
“Kam paraqitur një amendament për t’i dhënë fund pabarazive që ende ka në pensionet e shumë qytetarëve shqiptarë që punojnë ose kanë punuar në vendin tonë”, është shprehur ai, raportojnë mediat shqiptare.
“Italia tashmë ka shumë marrëveshje bilaterale me vendet jo të BE-së, nga Argjentina në Tunizi, të cilat mundësojnë qasje të barabartë në trajtimin dhe sigurimet, duke bërë që atyre t’u njihen të gjitha kontributet e paguara në çdo vend pasi dalin në pension. Është e pakuptueshme se si nuk ka ende një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë, përballë lidhjeve jo vetëm të miqësisë, por edhe të shkëmbimit të fortë ekonomik mes dy vendeve”, ka theksuar ai, përcjell albinfo.ch.
“Ka më shumë se 160 mijë shtetas shqiptarë (duke numëruar vetëm ata me shtetësi të vetme) që punojnë në Itali, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë tonë në shumë fusha: më së paku u kemi borxh atyre qetësisë që kontributet që janë derdhur sot nuk do të jenë të humbur nëse dhe kur do të kthehen në vendin e tyre. Dhe ka gati gjysmë milioni qytetarë shqiptarë, të cilët kanë paguar kontribute në Itali në periudha të ndryshme të jetës së tyre. Amendamenti im parashikon 20 milionë euro për nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë mbi pensionet, një shifër që është më se e mjaftueshme për të dhënat e INPS”, deklaroi Tommaso Nannicini.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor