Lajme
Shqiptarëve u dërgohen mbishkrime proserbe në faturat e energjisë elektrike
Skandal në Romande Energie: Disa klientëve me emra shqiptarë u kanë ardhur fatura të energjisë elektrike me mbishkrime fyese
Kompania ‘Romande Energie’ është duke luftuar një rast racizmi në radhët e saj, shkruan agjencia zvicerane e lajmeve SDA dhe mediat e tjera zvicerane.
Disa klientë me emra që tingëllojnë shqip kanë marrë të hënën (dje) faturat e energjisë elektrike me mbishkrime pro-serbe të shkruara me dorë, transmeton albinfo.ch. Këtë njoftim e ka bërë të martën ndërmarrja zvicerane e energjisë “Romande Energie” për pjesën perëndimore të vendit (zonën frankofone).
Kanë nisur hetimet fillestare për të lokalizuar burimin e këtyre veprimeve, ka thënë zëdhënësi. Dhe, sipas tij, do të ngrihet padi ndaj personit përgjegjës ose ndaj atyre që mund të jenë përgjegjës, përcjell albinfo.ch.
Këto veprime janë të papranueshme dhe ne kërkojmë falje, ka thënë ai në vazhdim të komunikatës.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











