Integrimi
Shqiptari i zhdukur në Gjermani kthehet sërish në shtëpi
As kërkimet me helikopter dhe as me qen nuk ishin të suksesshme për të rënë në gjurmët e shqiptarit të zhdukur prej më se një muaj në Obernhaues të Gjermanisë. Por, tash burrin 41-vjeçar e ka gjetur policia gjermane në Essen, raporton “derwesten.de”.
Për shqiptarin e zhdukur në Obernhausen të Gjermanisë kishte raportuar edhe albinfo.ch. Fati i zhdukjes së tij u bë temë diskutimi edhe nëpër mediet gjermane. Policia gjermane kërkoi ndihmën e qytetarëve, duke publikuar biografi dhe një fotografi të tij.
Atë e kërkuan edhe me helikopter dhe me qen, por të gjitha këto nuk sollën sukses. Pas afro një muaj kërkimi, ai u gjet nga policia e qytetit Essen, përcjell albinfo.ch.
Burri 41-vjeçar herën e fundit ishte parë më 17 korrik të këtij viti në spitalin e Obernhaus Johanniter. Shqiptari, i cili nuk e njihte mirë gjuhën gjermane dhe për më tepër nuk guxonte të rrinte pa përdorimin e medikamenteve mjekësore, pas gjetjes së tij është rikthyer sërish nën kujdesin e mjekëve.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit











