E-Diaspora

Shqiptari terrorizon italianët, bërtet ‘Allahu Akbar’ në diskotekë

Një shqiptar dhe një maroken i kanë terrorizuar italianët në Firencë në një diskotekë.

Mediat shqiptare raportojnë se shqiptari 30-vjeçar dhe shoku i tij maroken kanë terrorizuar njerëzit që ndodheshin në një diskotekë në qytetin e vjetër italian, përcjell albinfo.ch.

Ata ishin në gjendje të dehur dhe me thika në duar janë futur në lokalin e natës dhe kanë nisur të kërcënojnë njerëzit aty, duke thirrur edhe me fjalët ‘Allah Akbar”.

Pas kësaj kanë ndërhyrë rojet e diskotekës, por shqiptari e marokeni i kanë sulmuar, ndërsa më pas kanë shkatërruar edhe katër vetura që ndodheshin jashtë.

Gjithnjë sipas mediave shqiptare ata janë kthyer sërish në diskotekë duke thirrur sërish ‘Allah Akbar’. Tensioni dhe frika ka qenë e madhe ndër njerëzit të cilët kanë dalë duke ulëritur jashtë diskotekës. Njëri prej rojeve ka treguar se, marokeni i kishte vendosur thikën në fyt, por që e kishte shtrirë për tokë disa momente dhe më pas ishin larguar.