E-Diaspora
Shqiptari, trajner në ligën NLA të Unihokej-it
Kosovari 35 vjeçar, Luan Misini, ka lidhur kontratë njëvjeçare me klubin Grasshoper të Cyrihut, duke i zënë vendin suedezit Magnus Svenson
Luan Misini, një shqiptar nga Berna, është emëruar trajner i klubit të ligës superiore të unihokej-it (hokej në sallë, pa akull) Grasshoper Club Zürich. Kosovari 35 vjeçar ka lidhur kontratë njëvjeçare me këtë klub, duke i zënë vendin suedezit Magnus Svenson i cili e ka braktisur së fundi klubin nga Cyrihu.
Së fundi Luan Misini ka punuar në klubin Biel-Seelnd, kryetrajner i ekipit U21. Para kësaj Misini për katër sezone ka qenë ndihmëstrajner Floorball Köniz, me të cilin në vitin 2008 kishte fituar kupën dhe kishte arritur në finalen e play-offit. Në vitin 2006 si kryetrajner i juniorëve U21të Floorball Köniz ishte bërë kampion i Zvicrës.
Pas tri vitesh pauzë Misini është kthyer sërish nëligën superiore (NLA) të Zvicrës, shkruajnë mediet zvicerane.
E-Diaspora
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti
Jeta në Zvicër
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit












