Integrimi
Shqiptarja fituese e “Miss Connecticut Teen USA 2020”
Ajo do të drejtojë një forum virtual mbi çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore
Është bërë e ditur se vajza shqiptaro-amerikane Samantha Sarelli, fituese e “Miss Connecticut Teen USA 2020”, do të drejtojë një forum virtual mbi çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore, transmeton albinfo.ch,

Sipas informacioneve, thuhet se ky event do të organizohet në bashkëpunim me OKB-në në kuadër të Ditës Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Samantha është gjithashtu aktive në mediat sociale me një seri videosh për rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje: “Human Trafficking: Victims Without Voices”.

Synimi është që të rritet ndërgjegjia e opinionit publik për këtë problem të vazhdueshëm. Samantha do ta drejtojë forumin ku do të flasin disa ekspertë të kësaj fushe. Ajo ka edhe një seri videosh në platformat e saj të medias sociale “Trafiku njerëzor: Viktima të heshtura” (Human Trafficking: Victims Without Voices).
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=465889650827121&set=pb.100022182692177.-2207520000..&type=3&theater
Po ashtu duhet theksuar se Samantha Sarelli studjon në Trinity College dhe synon të diplomohet në Ekonomi dhe Shkenca Politike, Më pas, synon të shkojë në Yale për të studjuar drejtësi.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













