Maqedonia

Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vrarë në Itali, bashkëshorti në kërkim

Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në provincën Ankona, Itali. Autoritetet dyshojnë se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në arrati.

Sadjide M. kishte raportuar më parë dhunë nga bashkëshorti, Nazif M., i cili ishte arrestuar edhe në prill të këtij viti pas një episodi tjetër dhune. Forcat e karabinierisë gjetën gruan të shtrirë në shtrat, me shenja dhune të dukshme.

Autoritetet e kanë shpallur në kërkim Nazif M., ndërsa hetimet për rrethanat e vdekjes janë në vazhdim.