Lajme
Shtëpia e Bardhë: Tërheqja nga Afganistani përmbyllet më 31 gusht
Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të martën se i përmbahet afatit të 31 gushtit për të përfunduar tërheqjen nga Afganistani, i kontrolluar nga talebanët.
Vendimi nuk përfill thirrjet e aleatëve, të cilët duan t’i japin më shumë kohë evakuimit dhe ka gjasa të pasohet me kritika në adresë të Presidentit Biden se ai është dorëzuar përballë kërkesave të talebanëve për largimin nga vendi brenda gushtit.
“Çdo ditë që jemi në këtë vend është një ditë tjetër, kur e dimë se dega e ISIS-it në Afganistan përpiqet të mësyjë aeroportin dhe të na sulmojë ne dhe forcat aleate si dhe civilët e pafajshëm”, tha zoti Biden në komente në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite.
Ai shtoi se talebanët po bashkëpunojnë dhe se siguria është ruajtur, me gjithë një numër incidentesh të dhunshme.
“Por është situatë e brishtë”, tha ai, duke shtuar, “jemi në një rrezik serioz që të mos arrijmë ta ruajmë dot sigurinë në rrjedhën e ditëve”.
Administrata e tij do t’i mbyllë operacionet e evakuimit për nxjerrjen e amerikanëve, afganëve të rrezikuar dhe shtetasve të tjerë të huaj nga Afganistani përpara afatit të tërheqjes së plotë për t’u dhënë mundësi përgatitjeje për largim forcave ushtarake që duhet të nxjerrin edhe pajisjet nga vendi, tha Shtëpia e Bardhë.
“Po ecim me ritmet e duhura për t’u tërhequr plotësisht brenda 31 gushtit”, tha presidenti. “Sa më parë të përfundojmë, aq më mirë. Me çdo ditë që kalon, vijnë rreziqe të reja për trupat tona”.
Në komentet e tij të martën zoti Biden nuk përmendi përfundimin e fluturimeve për evakuime më parë se data e tërheqjes së plotë, por zëdhënësja e tij, Jen Psaki, pohoi për gazetarët më herët se “do të duhet kohë për të mbyllur gradualisht praninë ushtarake”.
Presidenti Biden përsëriti se u përmbahet planeve për përmbylljen e pranisë amerikane më 31 gusht, pasi mori pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e Grupit të Shtatshes.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten











