Lajme
Shtetasit zviceranë në Izrael: rekomandimet e Ministrisë së Jashtme
Sulmi i Hamasit të shtunën ka zënë në befasi edhe shtetasit zviceranë në Izrael. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh dhe çfarë të bëjnë, thotë Ministria e Jashtme zvicerane.
Mijëra shtetas zviceranë mbeten në Izrael, sipas Ministrisë së Jashtme, teksa popullsia e përhershme zvicerane në Izrael përbëhet nga rreth 28,000 njerëz, tha ambasadori zviceran në Tel Aviv, Urs Bucher, për SRF News, shkruan swissinfo.
Sipas tij, deri më tani nuk ka pasur asnjë raport për dëmtimin e zviceranëve, ndërsa përfaqësitë zvicerane në Izrael mbetën të hapura gjatë fundjavës.
Menjëherë pas sulmeve, ambasada në Tel Aviv u interesua për situatën me njerëzit ndërlidhës, për shembull, pranë Rripit të Gazës ose bashkatdhetarët në veri dhe jug, tha Bucher.
Këto zyra në terren shërbyen si një lloj, siç tha ai, “antenash që më pas na ndihmuan të bisedonim me bashkatdhetarët tanë dhe të jepnim këshillat e duhura kur ishte e nevojshme”, përcjell albinfo.ch.
“Linja e ndihmës e Ministrisë së Jashtme, si dhe ambasada zvicerane në Tel Aviv dhe zyra e përfaqësimit në Ramallah janë funksionale dhe po u përgjigjen kërkesave të qytetarëve zviceranë gjithashtu këtë fundjavë”, thotë David Grichting, drejtor i Divizionit Konsullor të Ministrisë së Jashtme.
Ministria aktualisht këshillon kundër çdo udhëtimi në Izrael që nuk është i një natyre urgjente.
Për njerëzit në terren, ai ka tri rekomandime: ata duhet të ndjekin nga afër këshillat e autoriteteve lokale, të lexojnë këshillat e udhëtimit dhe informacionin më të fundit të Ministrisë së Jashtme dhe të qëndrojnë në kontakt me operatorët turistikë.
Ja se si të prekurit mund të largohen nga vendi: “Ministria e Jashtme nuk po planifikon aktualisht ndonjë fluturim special”, thotë Grichting. Megjithatë, disa linja ajrore, përfshirë El Al dhe Ryanair, ofrojnë fluturime që bëjnë të mundur largimin nga vendi. Megjithatë, shumë nga këto fluturime ndoshta janë tashmë plotësisht të rezervuara, tha ai.
SWISS ka njoftuar një fluturim për të martën, sipas linjës së ndihmës së Ministrisë së Jashtme. Ai do t’u dërgojë një mesazh të gjithë atyre që janë të regjistruar në ambasadën zvicerane në Tel Aviv dhe në aplikacionin “Travel Admin”, nëse Ministria e Jashtme mëson për fluturime speciale të organizuara nga vendet partnere, nga të cilat mund të përfitojnë shtetasit zviceranë, shtoi Grichting.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë Dokumenti i përkohshëm parashikon armëpushim 60-ditor, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe hapa të rinj drejt... -
Zvicra zgjat misionin në KFOR deri në vitin 2029, rrit edhe kapacitetet rezervë ushtarake -
Gjykata Federale do të vendosë për kufizimin e shpejtësisë në Cyrih -
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh













