Shqipëria
Shtetësi për të huajt që investojnë në Shqipëri
Ndërsa flitet prej vitesh për mundësinë e marrjes së nënshtetësisë shqiptare nga të huajt që investojnë në Shqipëri shuma të caktuara parash, ende nuk ka një ligj që rregullon specifikisht këtë mekanizëm. Por gjërat duket se do të ndryshojnë këtë vit.
Në librarinë e projektakteve të Qeverisë për vitin 2022, ku pasqyrohen ligjet e reja apo ndryshimet e atyre ekzistente, është parashikuar miratimi i një projektakti që do rregullojë procesin e përfitimit të shtetësisë shqiptare për ata shtetas të huaj që do konsiderohen si investitorë me interes kombëtar.
Bëhet fjalë për një projektakt për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të fitimit të shtetësisë në kuadër të programit të interesit kombëtar. Projektakti propozohet për të rregulluar me dispozita ligjore fitimin e shtetësisë nëpërmjet programit të interesit kombëtar, dhe duhet të jetë gati për shqyrtim e votim nga Kuvendi në katërmujorin e fundit të këtij viti, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Projektvendimi përcakton kushtet e përgjithshme për paraqitjen e kërkesës për shtetësi, kriteret teknike për pranimin e kërkesave, dokumentacionin e nevojshëm, procesin e vlerësimit të kërkesave në kuadër të kontributit të veçantë për interes kombëtar.
Legjislacioni aktual mundëson fitimin e shtetësisë nga të huaj të cilëve u njihet statusi i investitorit strategjik, por duket se nga viti 2022 do të kemi dispozita të posaçme ligjore ku do specifikohet kuota e investimeve, sektorët, apo rastet kur investimi do vlerësohet si me interes kombëtar.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena










