Lajme
Shteti që do të ndalojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme
Hulumtimet kanë zbuluar se një në tre fëmijë që largohen nga shkolla fillore janë mbipeshë ose të shëndoshë, siç janë pothuajse dy të tretat e të rriturve në Angli
Qeveria britanike është e gatshme të njoftojë një ndalim të reklamimit të ushqimit të pashëndetshëm në internet dhe para orës 21:00 në televizion, duke filluar nga 2023, ndërkohë që kryeministri Boris Johnson kërkon të mbajë premtimin e tij për të trajtuar krizën në rritje të mbipeshës në Britaninë e Madhe, shkruan “The Guardian”.
Masat e reja, që do të jenë disa nga kufizimet më të rënda të marketingut në botë, do të ndikojnë në më shumë se 600 milionë stërlina të shpenzuara nga markat në të gjitha reklamat e ushqimit në internet dhe në TV çdo vit, transmeton Albinfo.ch.
Hulumtimet kanë zbuluar se një në tre fëmijë që largohen nga shkolla fillore janë mbipeshë ose të shëndoshë, siç janë pothuajse dy të tretat e të rriturve në Angli.
Vitin e kaluar, konsultimi i qeverisë për propozimet për të zbatuar një ndalim vlerësoi se fëmijët nën 16 vjeç ishin të ekspozuar ndaj 15 miliardë reklamave në internet të ushqimeve të pashëndetshme më 2019, e krahasuar me 700 milionë dy vjet më parë.
Megjithatë, reklamimi i ushqimeve të pashëndetshme do të vazhdojë të lejohet ende përmes medieve audio, të tilla si podcast dhe radio dhe nuk do të ketë kufizime të reja për sektorin jashtë shtëpisë, që përfshin tabela, postera në autobusë dhe në vende të tilla, si stacionet hekurudhore dhe aeroporte.
Lista e produkteve dhe vetë ndalimi do të rishikohen çdo disa vjet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej












