Lajme
Shteti që i detyron gratë të përfundojnë shërbimin ushtarak
Letonia është drejt futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak për gratë, ndërkohë që kërkon të rrisë edhe shpenzimet për mbrojtjen, të gjitha këto nën dritën e rrezikut që shfaqet nga Rusia.
Këto njoftime bëhen të ditura nga media ndërkombëtare, që citon presidentin letonez, Egils Levits.
”Siguria është prioriteti i politikës sonë sot”, deklaroi Egils.
”Të paktën 2,5 për qind e PBB-së si shpenzime për mbrojtjen mund të mos jenë më të mjaftueshme”, shtoi ai.
Presidenti letonez më pas thotë se është dakord me propozimin e ministrit Artis Pabriks për të rifutur shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë.
”Ne duhet të kemi barazi në këtë kuptim, megjithatë të gjithë shtetasit letonezë duhet të jenë të përfshirë në shërbimin ushtarak, pavarësisht gjinisë së tyre”, thotë Levits.
Ndryshimet e propozuara për shërbimin ushtarak dhe rritjen e shpenzimeve tani do të duhet të rishikohen nga Parlamenti letonez para hyrjes së tyre në fuqi./Ansa
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










