Lajme
Shteti që nuk ka më kufizime për pandeminë, i rikthehet jetës normale
Raportohet se tani Suedia ka nën kontroll situatën me pandeminë ndaj edhe nga 29 shtatori do të fillojë të heqë gjitha kûfizimet për ta kthyer jetën e përditshme në normalitet.
Suedia vazhdon të reagojë ndryshe nga bota kur bëhet fjalë për pandeminë e koronavirusit të ri, tashmë më e rrèzikshme prej variantit Delta, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, edhe ministrat suedezë njoftuan se në fund të shtatorit vendi nuk do të ketë masa kûfizuese antîcovid prej situatës së përmirësuar.
Nuk do të ketë më pengesa për hyrjet në restorante, teatro apo stadiume, dhe do të hiqet rekomandimi për zhvillimin e punës nga shtëpia.
“Shoqëria jonë gjendet në një pozicion të ri, më të mirë. Po hedhim hapin drejt kthimit te jeta e përditshme normale dhe çlirimit të shoqërisë nga kufîzimet,” tha ministrja suedeze e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.
Vitin e kaluar Suedia provoi ta mbrojë popullatën e vet nga Covidi nëpërmjet parimit të imunizimit të tufës, duke i besuar ndërgjegjes së qytetarëve për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri.
Ndërkohë këtë vit ka ecur me hapa të shpejtë procesi i vaksinimit dhe gati 70 për qind e suedezëve mbi 16 vjeç janë të imunizuar.
“Njerëzit e vaksinuar mundet në parim të jetojnë normalisht pas 29 shtatorit. Të pavaksinuarit vazhdojnë të jenë të
rrèzikuar nga sëmûndja dhe kjo ka për të qenë shqètësuese kur jeta e përditshme të kthehet në normalitet,” lajmëroi kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik.
Suedia aktualisht përdor certifikatën dixhitale të BE-së për udhëtimet por nuk aplikon rregulla të veçanta për të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit si shumë vende të tjera europiane.
Norma e infèktimit në Suedi në dy javët e fundit ka qenë rreth 130 ràste për 100 mijë banorë ndërsa mbi 14 mijë suedezë kanë mbetur vîktima të kovidit-19 prej fillimit të pandemisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025










