Lajme
Shteti që nuk planifikon reduktime të energjisë
Situata nuk do të jetë e lehtë dimrin e ardhshëm, jo vetëm në Greqi, por në gjithë Evropën, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Yiannis Economou, në një intervistë për televizionin SKAI.
Duke vënë në dukje paralajmërimin e presidentit francez për një “fund të bollëkut”, Economou tha se ekzistonin dy aspekte të ndryshme të çështjes.
“Për sa i përket mjaftueshmërisë në zinxhirin e furnizimit, askush nuk mund të jetë absolutisht i sigurt. Ne po bëjmë gjithçka që të mos arrijmë në pikën e shterimit, duke ndërmarrë veprime të matura për të kursyer energjinë, veçanërisht në sektorin publik. Për momentin nuk po shqyrtojmë masa të detyrueshme”, tha ai.
Ai tha se qeveria ka përpunuar planet për zinxhirët e furnizimit dhe burimet e energjisë dhe paraqitur alternativa për sigurimin e gazit natyror për prodhimin e energjisë.
“Aktualisht, nuk ka plane për ndërprerje të energjisë elektrike”, tha ai.
Economou iu referua paketë mbështetëse prej gati 2 miliardë eurosh për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në shtator.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












