Shkurt.ch
Shtim alarmant i sëmundjeve psikike të shkaktuara nga stresi në punë
Numri i rasteve të sëmundjeve të njerëzve të punësuar është shtuar për 20 për qind. Ndërsa numri i sëmundjeve psikike është rritur madje për 35%
Stresi në punë ka shkaktuar rritje të madhe të rasteve të sëmundjeve gjatë viteve të fundit, shkruan sot gazeta “NZZ am Sonntag”.
Të dhënat më të reja të kompanisë së sigurimeve “Swica” tregojnë për një zhvillim alarmues: është rritur tepër shumë numri i të punësuarve që, duke u ndier të lodhur nga stresi i punës paraqiten te mjeku dhe marrin pushim, transmeton albinfo.ch. Sipas këtyre të dhënave, vetëm gjatë pesë viteve të fundit, numri i rasteve të sëmundjeve të njerëzve të punësuar është shtuar për 20 për qind. Ndërsa numri i sëmundjeve psikike është rritur madje për 35%.
“Shumë të punësuar nuk mund t`i bëjnë ballë më presionit të punës në rritje, ka thënë kryetari i së sindikatave zvicerane “Travailsuisse”, Adrian Wütrich. Për këtë arsye ai thotë se duhet të parandalohet zbatimi i planit në parlament për fleksibilizimin e orarit të punës. Kjo për faktin se me atë plan do të shtohej edhe më shumë mbingarkesa e punëtorëve dhe numri i orëve përtej orarit, të realizuara pa pagesë, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Martin Kaiser, përfaqësues i federatës së Punëdhënësve reagon duke thënë se mbrapa përhapjes së sëmundjeve psikike qëndrojnë në radhë të parë shkaqet private si konfliktet brenda familjes, varësitë e ndryshme ose ndikimi i mediave sociale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane












