Lajme
Shtohen infektimet me Covid-19 në Itali
Një rritje e infektimeve me COVID-19 po vihet re në Britaninë e Madhe, Irlandë, Gjermani dhe po vjen, gjithashtu, edhe te ne, prandaj duhet të bëjmë ende disa sakrifica, tha sot kryeministri Italian, Giuseppe Conte, në lidhje me veprimin e qeverisë ndaj pandemisë.
“Pa masat kufizuese të ndërmarra gjatë festive të fundvitit do të kemi numra të tjerë”, tha nga ana e tij ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke vënë në dukje se çfarë po ndodh në pjesën tjetër të Europës, ku, sipas tij, ekziston një situatë e ndërlikuar, raporton ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Ndalimi për të pritur më shumë se dy të afërm ose miq në shtëpi provoi të ishte një rregull i arsyeshëm që funksionoi gjatë periudhës së Krishtlindjes. Unë mendoj se do të kishte kuptim ta konfirmoja atë”, shtoi ai.
Gjatë takimit me rajonet, qeveria konfirmoi se ka ndërmend të vendosë një ndalimqarkullimi për baret që shesin ushqime dhe pije me vete pas orës 18:00.
Masa të tjera përfshijnë lejimin e një maksimum prej dy personash për të vizituar të afërmit dhe miqtë në shtëpi, si edhe ndalimin e lëvizjes midis rajone, madje edhe ndër ato të verdha.
Speranza theksoi se situata epidemiologjike nuk duhet nënvlerësuar, se epidemia është akoma shumë e fortë dhe për këtë janë ende të nevojshme kufizime dhe sjellje korrekte
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













