Feja
Shtohet interesi i zviceranëve me ndodhitë nëpër xhami
Autoritetet e Kantonit të Thurgau-t dëshirojnë të dinë më mirë se ç’është duke ndodhur nëpër xhamitë e Thurgau-t. Shtëpitë e faljes do të vizitohen nga Entet profesionale për integrim. Dëshmi për ide radikale deri më tani nuk ka, thonë nga Kantoni në fjalë.
Në Thurgau ka 13 xhami, prej të cilave nëntë nga to kanë nga një imam të punësuar. Deri më tani nuk është vërejtur ndonjë qëndrim fanatik i tyre, me të cilin do ta kundërshtonin rendin juridik apo kulturën zvicerane.
Kështu shkruan Këshilli qeverisës kantonal në përgjigjen e interpelancës të së premtes, të këshilltarit kantonal nga radhët e CVP-së, Thomas Merz-Abt. Por, gjatë kësaj, Kantoni e ka nën mbikëqyrje skenën e myslimanëve. Enti profesional i integrimit të Departamentit të migrimit është duke e ndjekur rregullisht situatën, shkruhet më tej. Një gjë e tillë në të ardhmen do të intensifikohet, pasi entet profesionale janë duke planifikuar t’i vizitojnë xhamitë, për të mësuar më tepër për vlerat e përgjegjësve.
Personat profesionalë për integrim, këshillëve të xhamisë dhe imamëve duhet të tentojnë t’ua shprehin shqetësimet e autoriteteve në lidhje me integrimin, thuhet në përgjigjen e interpelancës. Në krahasim me shoqatat myslimane të cilat janë aktive në ndihmesën e integrimit të myslimanëve në Thurgau, të gjithë imamët nuk janë të gatshëm për një detyrë të tillë. Atyre në esencë u mungon njohuria mbi Zvicrën dhe shumë pak e njohin gjuhën, shkruajnë më tej në Këshillin qeverisës kantonal. Por, influencë të drejtpërdrejtë, Kantoni mund të ketë vetëm te një pjesë e nëntë imamëve.
Me tre të tjerët, të cilët kanë nga një leje qëndrim të rregulluar, marrveshjet e ashtuquajtura të integrimit tashmë kanë përfunduar, mundësi kjo të cilën e kanë shfrytëzuar edhe nga Departamenti i migrimit.
Sipas kësaj marrëveshjeje, tre imamët do të duhen që brenda një viti të sundonjë në shkallë të caktuar gjuhën gjermane dhe të kenë njohuri bazë mbi Zvicrën. Në të njëjtën kohë, është planifikuar që këta imamë duhet të absolvojnë një trajnim religjioz pedagogjik.
Për imamët e tjerë, të cilët kanë leje qëndrim të rregulluar apo kanë shtetësi zvicerane, Kantoni nuk mund ta zbatojë marrëveshjen në fjalë. Por, Këshilli qeverisës kantonal është i mendimit se Konfederata zvicerane, lidhur me këtë duhet të hartojë një bazë ligjore dhe se nga këndvështrimi i autoriteteve kantonale, do të ishte e drejtë po që se imamëve u mundësohen studime nëpër universitetet zvicerane. „Me rëndësi do të ishte që Kantoni të dijë se ç’është duke ndodhur nëpër xhami“, ka deklaruar këshilltari Merz-Abt. Ai, personalisht, në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta dramatizojë situatën, por dëshiron të dijë për problemet eventuale ekzistuese. Merz-Abt kërkon që me imamët të merren përsipër obligime të ngjashme, njësoj si me ata të cilët kanë të rregulluar leje qëndrimet. „Të porsakonvertuarit mund të kenë ndonjë ide radikale“, ka përfunduar shqetësimin e tij Merz-Abt, për të përditshmen „Der Rheintaler“.
E-Diaspora
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein -
Shoqata “Parandalo” kërkon mbrojtje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












