Shkurt.ch
Shtohet kujdesi për shëndetin por edhe mbipesha!
Sondazhi tregon se 41 për qind e popullatës mbi 15 vjeçare është me mbipeshë
Qytetarët e Zvicrës i kushtojnë gjithnjë e më shumë kujdes shëndetit të tyre. Por përkundër kësaj, siç tregon një sondazh i bërë nga Zyra Federale e Statistikave ka gjithnjë më shumë njerëz me mbipeshë.
Sipas këtij sondazhi, numri i personave që së paku dy orë e gjysmë në javë ua kushtojnë ushtrimeve trupore është rritur nga 61.5% sa ka qenë në vitin 202 në 72 për ind në vitin 2012. Por në të njëjtën kohë është rritur edhe numri ose përqindja e zviceranëve me mbipeshë. Kështu, sondazhi tregon se 41 për qind e popullatës mbi 15 vjeçare është me mbipeshë.
Një pjesë jo e vogël e tyre kanë mbipeshë të theksuar, të sëmurë. Nga viti 1992 deri më sot numri i këtyre të fundit madje është shtuar afërsisht dyfish, duke mbërritur në vitin 2012 në 10 për qind, shkruan nzz.ch.
Marrë në përgjithësi, vazhdon sondazhi, popullsia e Zvicrës ndjehet shumë mirë me shëndet. Vetëm 3 për qind të të anketuarve kanë thënë se ndjehen keq. Problemet kryesore për shëndetin vazhdojnë t`i paraqesin, mbipesha, alkooli dhe duhani.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













