Shkurt.ch
Shtrenjtohen banesat dhe qiraja e banimit
Sipas BWO, ngritja e çmimeve të qirave për banesa vjen në radhë të parë si pasojë e imigracionit
Gjatë vitit të kaluar gjetja e një banese me qira në Zvicër është bërë edhe më e vështirë se që kishte qenë më parë. Ndërtimet e shumta që po bëhen gjithandej viteve të fundit nuk kanë mundur të mbulojnë kërkesën e madhe për banesa. Kjo ka bërë që gjate vitit 2011 të rriten për 3 për qind çmimet për qiratë e banesave, njofton Zyra Federale për çështje të banimit, BWO.
Oferta për banesa është reduktuar në të gjitha kategoritë e çmimeve. Vetëm Zvicra Qendrore dhe Tesina bëjnë përjashtim nga trendi i rritjes së çmimeve në fjalë.
Sipas BWO, ngritja e çmimeve të qirave për banesa vjen në radhë të parë si pasojë e imigracionit, sidomos në Zvicrën Perëndimore dhe në atë qendrore.
Edhe blerja e banesave është bërë “biznes” më i shtrenjtë gjatë vitit që shkoi. Kështu, në regjionin e Cyrihut gjatë vitit 2011 blerja e një banese ka kushtuar mesatarisht 7.3% më shtrenjtë se një vit më parë ndërsa në Zvicrën perëndimore 5.8 % më shtrenjtë. Mesatarja për gjithë Zvicrën është 4.5%.
Por ndryshe nga qiraja e banesave, çmimi i banesave në shitje nuk është ndikuar nga imigracioni. Sepse, sipas BWO-së, vetëm 6% e banesave private në Zvicër u takojnë shteasve të huaj.
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër












