Shkurt.ch
Shtrenjtohen nga 200 në 600 franga taksat për studentët e huaj
Ekzekutivi i Kantonit të Bernës, këtë ngritje të tarifave e arsyeton me faktin se edhe në universitetet tjera, studentët e huaj duhet të paguajnë më tepër se vendorët
Të huajt që duan të studiojnë në Universitetin e Bernës ne të ardhmen duhet të paguajnë 400 franga më shumë se deri tash. Kështu ka vendosur Parlamenti i Kantonit të Bernës, në kuadrin e debatit të madh të pakos së kursimeve, 2018, shkruan Agjencia Zvicerane e Lajmeve SDA.
Deputetët kanë hedhur poshtë me 107 vota kundrejt 27 një mocion të Partisë së Gjelbër që kërkonte të hiqej dorë nga kjo masë, transmeton albinfo.ch. Kështu, nga viti i ardhshëm akademik, studentët jozviceranë, në vend të 200 sa kanë paguar deri tash do të detyrohen të paguajnë nga 600 franga për taksat normale semestrale.
Ekzekutivi i Kantonit të Bernës, këtë ngritje të tarifave e arsyeton me faktin se edhe në universitetet tjera, studentët e huaj duhet të paguajnë më tepër se vendorët. Ndërsa për studentët qe në Universitetin e Bernës vijnë për të studiuar nga kantonet tjera, janë kantonet ato që paguajnë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike Zvicra përballet me mungesë banesash, qeveria propozon rritjen e fondeve... -
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara













