Shtyhen bisedimet me kërkesë të Serbisë
Kryenegociatorja, Edita Tahiri ka thënë se pala serbe duket se po i frikësohet nënshkrimit të një marrëveshjeje
Nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Kjo e fundit është tërhequr nga bisedimet. Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se takimi i radhës i cili parashikohej në mes të këtij muaji në Bruksel është anuluar me kërkesë të Serbisë.
Në një intervistë për Top Channel, Tahiri shprehet se pala serbe duket se po i frikësohet nënshkrimit të një marrëveshjeje në të cilën përfshihen çështja e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, çështja e energjisë, telekomunikacionit, çështjet për kthimin e dokumenteve kadastrale, regjistrave civil, njohja reciproke e diplomave, problemi i personave të pagjeturve, si dhe demet e luftës ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës.
“Sa herë i ofrohemi nënshkrimit të marrëveshjeve konkrete, Serbia tërhiqet. Është paralajmëruar raundi i 5-të i bisedimeve, por pala serbe ka kërkuar kohë për të marrë vendim dhe për këtë arsye data është shtyrë”, ka thënë Tahiri, transmeton Telegrafi.
Kryenegociatorja kosovare duket se nuk e ka ndër mend t’ia dorëzoj platformën e bisedimeve Kuvendit apo Presidencës. Tahiri thotë se, për çdo detaj të bisedimeve ajo, por edhe kryeministri Thaçi informon Parlamentin dhe Presidencën. Ajo këmbëngul se në asnjë rrethanë dhe me asnjë kusht pala kosovare nuk do të pranojë që në bisedime të diskutohet çështja e statusit apo çështja e veriut të vendit.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh












