Kultura

Shuarja e Podrimjes, humbje e madhe për artin

Në trupin e pajetë të poetit Podrimja nuk është vërejtur asnjë shenjë dhune.

Në trupin e pajetë të poetit Podrimja nuk është vërejtur asnjë shenjë dhune. Vdekja e tij ka qenë e natyrshme, ndërsa menjëherë reagon gjithë opinion shqiptar.

Mediet dhe autoritet në Francë kanë raportuar se në trupin e pajetë të poetit kosovar Ali Podrimja, nuk është gjetur asnjë shenjë dhunë, duke konstatuar se vdekja ka qenë e natyrshme. Ndërsa për vdekjen e tij, kanë pasuar ngushëllime gjithandej opinionit shqiptar, në Kosovë e Shqipëri.

Agjencia e lajmeve KosovaTimes duike iu referuar burimeve nga Franca, thotë se trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja është gjetur në orën 14:30, në një zonë malore, 4 kilometra afër qytetit Lodeve ku po mbahej mitingu i poezisë “Voice of the Mediterranea”. Ky takim i poetëve ishte arsyeja që Porimja kishte udhëtuar drejt Francës.

“Sipas hetimeve preliminare, nuk shenja dhune në trupin e tij. Autopsia do të bëhet në fillim të javës për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij”, transmeton Agence de Montpellier. Edhe sipas prefekturës së Herault, trupi i Ali Podrimes u gjet pranë një lumi, dhe “nuk kishte shenja të dhunës.”

“Një zyrtar i festivalit kishte arritur që shkurtimisht të dëgjohet në telefon me poetin në mëngjesin e së mërkurës, por komunikimi më të ishte e vështirë, sepse ai nuk fliste as anglisht e as frëngjisht”, raporton TV5Monde.

Poeti kosovar që tejkaloi përmasat kombëtare me poezitë e tij të fuqishme dhe autentike, ka humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik. Menjëherë institucionet e Kosovës kishin kontaktuar autoritetet franceze të rendit, për t’iu venë pas, por të gjitha përpjekjet dolën të kota.

Pas konfirmimit të lajmit se Podrimja është gjetur i vdekur, kanë pasuar reagime ngë të gjitha institucionet dhe partitë politike.

“Humbja e Ali Podrimjes nuk është humbje vetëm për familjen, të afërmit e miqtë. Është humbje e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, për kulturën, për artin, për Kosovën në përgjithësi. Poeti e intelektuali i madh Ali Podrimja, me fjalët dhe veprat e tij, kaloi shumë herët kufijtë e Kosovës..”: thuhet në ngushëllimin e presidentes Atifete Jahjaga.

Ajo tha se Podrimja më vlerat e tij letrare e e artistike e ofroi Kosovën me botën. Edhe kryeministri Hashim Thaçi dërgoi telegram ngushëllimi për vdekjen e poedit Podrimja.

“Vdekja e poetit Ali Podrimja është humbje e madhe për familjen, për kulturën kombëtare dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ali Podrimja, një talent i rrallë dhe krijues i vlerave të përjetshme artistike, ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyeshme në kulturën tonë kombëtare”, konsideron kryeministri Thaçi.

Ali Podrimja ishte lirik i lindur dhe i realizuar në veprën e tij poetike, dhe preku majat e lirikës shqipe, duke u bërë, sipas Thaçit, edhe vetë vlerë kulmore. Ndërkaq, edhe kryekuvendarit Krasniqi ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Podrimja.

“Vdekja e këtij kolosi të poezisë shqipe, është humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për Ju, për miqtë, artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Shëmbëlltyra e tij do të kujtohet përjetësisht me respekt të veçantë, ndërsa vepra e tij do të mbetet e pavdekshme”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Krasniqi.

Ngushëllime për poetin Podrimja kanë ardhur edhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK) ku ai ishte anëtar i saj. “Me tronditje të thellë e morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të poetit emblematik të letërsisë shqipe, akademikut Ali Podrimja”, thuhet në fillim të telegramit të ASHAK-ut.

Vdekja e tij, sipas ASHAK, është humbje e madhe për familjen, për të gjithë miqtë e tij të shumtë, për lexuesit që e çmuan dhe e donin, për Akademinë dhe për të gjitha institucionet e Kosovës, për kulturën dhe letërsinë shqiptare.

Familjen e tij e ngushëlluan edhe Ministria e Arsimit, Ministra e Kulturës, partitë politike, LDK, AAK, AKR, PSHDK etj. Ndërsa në drejtim të familjes dhe institucioneve kanë ardhur ngushëllime edhe nga Tirana zyrtare.

“Lajmi tragjik dhe shokues i ndarjes nga jeta i njeriut tuaj më të dashur, princit të poezisë së letrave shqipe, personalitetit të shquar e mendjendritur të kombit tonë, atdhetarit të flakët, Ali Podrimja, ka sjellë dhimbje në mbarë zemrat e shqiptarëve”, thuhet në ngushëllimin e kryeministri Sali Berisha.

Me ndarjen nga jeta të Ali Podrimjes shqiptaret, sipas tij, e humbën poetin e tyre më të madh të kohës së sotme, “këngëtarin e dhimbjeve dhe vuajtjeve të tyre të mëdha, por dhe të qëndresës së tyre legjendare”.

“Mendimi dhe bota intelektuale shqiptare humbën intelektualin luftëtar të pamposhtur të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar”, thekson Kryeministri Berisha në këtë mesazh ngushëllimi”, thuhet në telegramin e kryeministri Berisha.

Ali Podrimja lindi 70 vjet më parë në qytetin e Gjakovës. Ai u dallua nga gjithë plejada e krijuesve për poezitë e tij të fuqishme. Shumë nga vargjet e tij kanë qenë antologjike, që janë marrë si bazë për lirinë e Kosovës. “Kosova është gjaku im që nuk falet”, ”Tokë me nda nuk kam”, ” Me vdekë duhet mësuar”, etj.

Podrimja pas vetes ka lënë dhjetëra libra të botuara, ndërsa më të lexuarat janë: Hija e tokës, 1971; Thirrje, 1961; Shamijat e përshëndetjeve, 1963; Dhimbë e bukur, 1967; Sampo, 1969; Torzo, 1971; Credo – 1976; Lum lumi, 1982; Harakiri, 1999 etj…