Sport
Shuhet legjenda e Formula 1, Niki Lauda
Ai konsiderohej si një nga pilotët më të mirë të të gjitha kohërave në Formula 1
Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e Formula 1, Niki Lauda. Austriaku iu nënshtrua transplantit të mushkërive në muajin gusht, teksa u nda nga jeta ditën e hënë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-drejtuesit të Mercedes është bërë publik nga gazeta britanike “The Sun”, që shkruan: “Me trishtimin më të madh ju bëjmë me dije se Niki jonë i dashur ka vdekur paqësisht pranë familjes së tij të hënën”. Lauda ishte shtruar në një klinikë zvicerane dhe vuante nga një sëmundje prej kohësh.
Piloti legjendar, një nga figurat më të njohura në gara motorike, mori titullin për Ferrari-n në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984, përcjell albinfo.ch.
Për shumëkënd, ai do të mbahet mend për rikuperimin e befasishëm dhe rikthimin në garat e automobilizmit, pasi ishte “përvëluar” gjatë përplasjes së vitit 1976 në Çmimin e Madh të Gjermanisë.
Më 1 gusht të vitit 1976, vetëm një vit pasi ishte shpallur kampion, ai pësoi djegie të gradës së tretë në kokë dhe fytyrë, ndërkohë që gazrat toksikë i dëmtuan mushkëritë pasi njëvendëshja e tij shpërtheu në flakë në pistën e Nurburgringut. Atij iu bënë edhe nderimet e fundit në spital, por si një mrekulli e Zotit, ai u rikuperua dhe u rikthye në gara vetëm 40 ditë më vonë.
Pas karrierës së tij si pilot, Lauda u bë një sipërmarrës në biznesin ajror dhe, së fundi, një kryetar jo-ekzekutiv për Mercedes.
Lauda i cili punoi edhe për disa vite si drejtues te skuadra Mercedes, konsiderohet si një nga pilotët më të mirë të të gjitha kohërave në Formula 1.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane











