Koronavirusi: çast pas çasti
Shumë kufij evropianë do të hapen të hënën
Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja
Kufijtë në shumë vende evropiane do të jenë më të lehta për t’u kapërcyer nga e hëna (nesër), por nuk do të thotë që të jeni të lirë të shkoni atje ku dëshironi. Pra duhet të jeni të kujdesshëm ndaj ligjeve lokale për venie të maskave, përcjell albinfo.ch.
Vendet që mund t’i vizitoni me lehtësi nga e hëna përfshijnë Austrinë, Italinë, Francën dhe Gjermaninë. Portugalia gjithashtu po relakson kufijtë e saj, derisa Spanja mbetet e mbyllur.
Mbretëria e Bashkuar është gjithashtu e mbyllur në mënyrë efektive. Edhe pse mund të udhëtoni atje, do të duhet të karantinoheni vetë për 14 ditë para se të lejoheni. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka shkallën më të keqe të infeksionit në Evropë dhe baret janë mbyllur gjithsesi, përcjell tutje albinfo.ch.
Zyra Zvicerane e Turizmit është ende duke na nxitur të bëjmë një pushim brenda vendit për të ndihmuar industrinë e mikpritjes, të prekur nga kriza.
Polonia, pas gati tre muajsh i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë.
Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë, transmeton DW.
Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani.
Çekia i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100














