Lajme
Shumë mërgimtarë u nisën për në Bazel, po nuk arritën në destinacionin e tyre
Shumë mërgimtarë që kishin udhëtimin mbrëmë në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, u kthyen mbrapsht në shtëpitë e tyre.
U nisën nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, po nuk arritën në destinacionin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Kjo për shkak të një defekti në aeroplanin me të cilin ata udhëtonin.
Thuhet se pas diku 30-40 minutash fluturimi, aeroplani u rikthye prapë në aeroportin e Prishtinës, duke lajmëruar udhëtarët se ka një defekt. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Aeroporti i Prishtinës.
Mërgimtarët mbrëmë vonë janë rikthyer. Shumica e tyre kanë pasur reagime jo të mira dhe janë shprehur të maltretuar. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














