Shkurt.ch
Shumë zviceranë nuk i dinë faktet rreth vaksinimit
Shumica e njerëzve në Zvicër nuk janë të informuar sa duhet rreth vaksinimeve, sipas një studimi.
Të dielën, gazeta “NZZ am Sontag” raportoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Zvicër nuk i dinë faktet rreth vaksinimit.
Artikulli i referohej një sondazhi ende të papublikuar të Universitetit të Luganos, në kuadër të Zyrës Federale të Shëndetit Publik, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch.
Për shembull, kur ata u pyetën se a është e vërtetë se “Sistemi imunitar nuk është i ngarkuar nga vaksinat e shumta përgjatë fëmijërisë”, 23 për qind e tyre e cilësuan “gabim”, 33 për qind u përgjigjën “nuk jam i/e sigurt”, e sipas shkencës, ajo e dhënë qëndron, pra është e vërtetë.
Po ashtu, 11 për qind e të anketuarve u pajtuan me deklaratën se “vaksinat mund të shkaktojnë sëmundje të tilla si autizmi, skleroza e diabeti”. Kjo deklaratë nuk qëndron, por u bë me qëllim të matjes së njohurive të tyre, përcjell albinfo.ch.
Gazeta po ashtu theksoi se skepticizmi popullor po ushqehet nga kundërshtarët radikalë të vaksinimit, të cilët po e mbizotërojnë debatin në platformat e internetit.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













