Lajme
Shumica e kosovarëve e duan BE-në
Një anketë e publikuar nga ‘UBO Consulting” tregon se mbi 70 për qind e popullit të Kosovës e duan integrimin e menjëhershëm në BE
Nëse do të shpallet një referendum në Kosovë, rreth 72 për qind e kosovarëve do të deklaroheshin për bashkëngjitje me Bashkimin Evropian. Këto statistika kanë dal nga një anketë e realizuar me 1500 respodentë nga të gjitha komunat dhe komunitete e Kosovës ndërmjet datës 22 majit dhe 1 qershorit 2012. Statistikat e kësaj ankete u publikuan të martën një konferencë për media, ku ishin të pranishëm përfaqësues të BE-së në Kosovë, ata të Ministrinë së Integrimit dhe ‘UBO Consulting”. Anketa, ndërkaq është financuar nga BE, me moton “Perspektiva e BE-së në Kosovë”. Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli tha se rreth 90 për qind e të anketuarve e kanë konsideruar të rëndësishëm fuqizimin e lidhjeve me BE-në, ndërsa 72 për qind e tyre e shohin integrimin në BE si një zgjidhje të mundshme për problemet ekzistuese, siç janë ato ekonomike, mirëqenien sociale, bujqësinë, luftimin e korrupsionit ejt. “Një ndryshim pozitiv është vërejtur te serbët, të cilët për dy vite kanë ndryshuar mendim për BE-në. Anketa tregon se rreth 30 për qind e serbëve të anketuar kanë thënë BE është pozitive, në krahasim me 0 për qind që ishin në vitin 2010. Ndërsa shifra e atyre që mendojnë se BE-ja është një forcë negative ka rënë nga 98 për qind sa ishte në 2010 në 24 për qind në 2012”, tha ai. Kjo anketë, sipas Melvin Asin, zyrtar i operacioneve në Zyrën e BE-së, tha se i mundëson BE-së që t’i krahasojë veprimet e veta brenda një vendi. “56 për qind e të anketuarve kanë thënë se Kosova tani është e gatshme që t’i bashkohet BE-së, 34 për qind besojnë se Kosova do t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2014 dhe 54 për qind besojnë se Kosova do t’i bashkohet BE-së brenda 5 vjetëve të ardhshme”, tha ai. Ndryshe, kjo anketë ka sjellë edhe disa detaje të tjera, kryesisht informative rreth njohjes së Be-së dhe perspektivës së saj. “Televizioni mbetet burimi më i përhapur i informacioni lidhur me BE-në, politikat dhe institucionet e saj, ndërsa shfrytëzimi i internetit si burim i lajmeve është rritur dukshëm që nga viti 2010, duke e bërë atë burimin e dytë më të përhapur të informacionit”, thuhet në anketën e BE-së.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Farmacistët paralajmërojnë: Disa barna mund të bëhen të rrezikshme gjatë valës së të nxehtit Temperaturat e larta mund të rrisin efektet anësore ose të ulin efektivitetin e disa medikamenteve... -
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë -
Publikohet renditja e komunave më të mira dhe më të dobëta për të jetuar në Zvicër











