Jeta në Zvicër
Shumica e zviceranëve për ruajtjen e marrëdhënieve me BE-në
Por, vetëm 17 për qind e zviceranëve e shohin hyrjen në BE si alternativë. Madje nga italianët e Zvicrës, vetëm 7% do ta dëshironin një gjë të tillë
Në një sondazh reprezentativ të realizuar nga instituti për hulumtimin e opinionit M.I.S.Trend, të porositur nga revista javore zvicerane në gjuhën frënge “L`Hebdo”, 69 për qind të të pyeturve u kanë dhënë prioritet marrëveshjeve bilaterale të Zvicrës me BE-në, para kontingjenteve. Mesataren e kanë “prishur”, zviceranët nga kantoni italishtfolës, Tesina, 64% e të cilëve u kanë dhënë prioritet kontingjenteve të të huajve.
Nga ana tjetër, zviceranët gjermanofonë kanë pasur një përqindje pak më të madhe krahasuar me ata frankofonë, sa u përket bilateraleve.
Bazuar në këtë sondazh, vetëm 17 për qind e zviceranëve e shohin hyrjen në BE si alternativë dhe këtu gjermanofonët nuk dallojnë nga frankofonët. Por italianët e Zvicrës, nga kantoni i Tesinës janë edhe më pak të entuziazmuar me hyrjen në BE. Vetëm 7% e tyre do ta dëshironin një gjë të tillë.
Të anketuarit janë përgjigjur edhe lidhur me Bashkimin Evropian si projekt, gjegjësisht besimin e tyre ndaj tij. 59% kanë e kanë përshkruar BE-në si një “projekt paqeje, i cili do të jetë i nevojshëm edhe në të ardhmen”. Por 42% kanë thënë se janë të bindur se BE, si politikisht ashtu dhe ekonomikisht është i dënuar me deshtim. Ndërsa rreth gjysma e të pyeturve BE-në e shohin të suksesshëm nga ana politike por pa ardhmëri nga ana ekonomike.
Më tutje, dy të tretat (69%) e pjesëmarrësve në sondazh e konsiderojnë islamizmin radikal si rrezik strategjik për Evropën dhe Zvicrën, shkruan news.ch. Nacionalizmi rus është në vendin e dytë të rreziqeve strategjike, me 38%. Ndërsa imperializmi kinez vjen në vendin e katërt dhe ai amerikan në të pestin, në listën e rreziqeve.
Janë interesante edhe përgjigjet lidhur me numrin e të huajve në Zvicër. Qëndrimi i tesinezëve është më përjashtues në këtë drejtim: mbi 82 për qind të të anketuarve nga kantoni jugor janë të mendimit se në Zvicër jetojnë “tepër shumë” ose “pak si shumë” të huaj, pavarësisht nëse këta vijnë nga vendet e BE-së apo nga vendet e treta.
Në Zvicrën gjermane 50% mendojnë se në Zvicër ka tepër shumë shtetas të BE-së ndërsa 62% ankohen se ka tepër të huaj nga vendet jashtë BE-së. Në Zvicrën frankofone përqindjet në këto pika janë vetëm pak më të ulëta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













